Futboll Seria A Sport

MILAN E KËRKON ME NGULM NË EKIP/ Mesfushori Soboslai: Nuk zhgënjej kudo që të transferohem

Emri i tij përflitet çdo ditë për transferime dhe një nga destinacionet më të mundshme është Milani. Dominik Soboslai nuk pranon të japë detaje mbi klubin e ri, teksa në një deklaratë për mediat hungareze ka sqaruar pozicionin e tij aktual lidhur me të ardhmen.

“Për mua flitet shumë e gjithë këto javë nuk kam dashur të komentoj asgjë. Edhe të afërmit më pyesin vazhdimisht e u kam thënë që të vazhdojnë të lexojnë gazetat. Kur të mbaroj pushimet, do të tregoj diçka më shumë mbi të ardhmen, por tani nuk di gjë as unë.

Ajo që di është se me punën që kam bërë deri më sot nuk do të mbetem i zhgënjyer kudo që do të luaj. Aktualisht po ndjek programin e personalizuar që më ka dhënë klubi ndërsa me 27 korrik do të paraqitem në Salcburg për të nisur fazën përgatitore me ekipin tim”. sqaroi 19-vjeçari Sobozlai.

Related posts

Publikohet lista prej 100 futbollistëve që do konkurrojnë për çmimin ‘Djali i Artë’

Isa.Autor

ZYRTARE/ Katari hyn në kalendarin e “Formula 1”, në Losail garohet më 21 nëntor

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Teuta, Nis ashpër sfida. Sidibe ndërhyrje të rëndë ndaj Rrocës

Delo.autor

Leave a Comment