Sport Të tjera

SHPËTOI MOTRËN NGA KAFSHIMI I QENIT/ 6-vjeçari nderohet me titullin botëror në…

“Nëse ishte dikush që duhej të vdiste, ai isha unë”. Ka qenë kjo fraza e Brixher Uokerit, djali 6-vjeçar që shpëtoi motrën e tij 2-vjeçare nga kafshimi i një qeni; ka qenë historia që ka bërë xhiron e botës shumë shpejt, pavarësisht ngjarjes së ndodhur në Amerikën e largët.

E gjithë historia u bë virale nga halla e djaloshit, pasi e postoi në “Instagram” dhe kaq u desh që Brixher të bëhej një shembull frymëzimi, por edhe një personazh që tashmë duartrokitet nga e gjithë bota, pas 90 të qepurave që moti në fytyrë dhe në qafë.

Ndoshta, i frymëzuar edhe nga filmi i tij i preferuar “Kapiten Amerika” (aktori që luan personazhin në fjalë, Kris Evans i dërgoi një video dhe një kostum të filmit, përveçse i premtoi se do ta takojë personalisht), Brixher, teksa po shihte që një qen i egërsuar po i afrohej motrës së tij 2 vjeçe, vendosi që të shtyjë atë dhe të përleshet me qenin, ndonëse fati i keq donte që ai të merrte plagë të mëdha në fytyrë dhe t’i nënshtrohej një operacioni kirurgjikal, i cili zgjati për më shumë se dy orë.

Por pasi Brixher Uoker u rikthye në shtëpi shëndoshë e mirë dhe ndërsa pret që plagët e tij të mbyllen, një dhuratë fantastike i ka mbërritur 6-vjeçarit nga WBC-ja (Këshilli Botëror i Boksit), drejtuesit e të cilit i kanë dërguar një brez të vërtetë, nga ato të cilët mbajnë me shumë krenari në brez kampionët e vërtetë të ringut, si shenjë falënderimi për gjestin heroik ndaj motrës së tij. Madje, Federata Botërore e Boksit e njeh zyrtarisht nga dita e enjte si kampion nderi 6- vjeçarin Brixher Uoker.

Related posts

Kthesa 180 gradë e francezit/ Fillimisht kërkoi largimin, tani pritet ti ngelet në “derë” Man United

Isa.Autor

PAS TRIUMFIT NË “ABU DHABI”/ Modric: Të gjithë më thonë të gjuaj më shpesh, por mua…

Delo.autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Milan-Sparta Prague. Rezultati 3-0

Delo.autor

Leave a Comment