Futboll Seria A Sport

“PRISJA NJË IBRAHIMOVIC GRINDAVEC”/ Mesfushori i Milan: Kisha mendim negativ për Zlatan, por…

I intervistuar nga “Eleven Sports”, Aleksis Selemekers ka pranuar se opinioni i tij për Zlatan Ibrahimoviçin nuk ka qenë gjithmonë fort i mirë. Në deklaratën e tij, mesfushori belg ka sqaruar:

SELEMAKERS

“Kur erdha te Milani prisja që të përballesha me një Ibrahimoviç grindavec dhe mendjemadh, por kjo nuk ishte asgjë tjetër përveçse një përshtypje e gabuar. Në fakt, duke e njohur nga afër, kam vërejtur që është një njeri i qetë dhe se kur është në fushë pretendon më të mirën nga të gjithë. Tashmë është mes shokëve që vlerësoj më shumë. Këshillat e Ibrës nuk mungojnë kurrë dhe na shtyn të japim gjithnjë 100 për qind. Kisha pasur nevojë për një koleg të tillë në karrierën time”.

Related posts

LIVE/ Barça-Real: Suarez bën tripletë, MESSI shpërthen në festë (VIDEO)

Isa.Autor

Reali nuk kursehet për Icardin, ja oferta joshëse për Interin

Sadik.Autor

Reali në alarm, Manchester United shumë afër blerjes së yllit të ekipit

Sadik.Autor

Leave a Comment