Futboll Seria A Sport

ËSHTË DREJT ZYRTRIZIMIT ME NAPOLIN/ Pasaporta pengoi Inter dhe Juventus t’a merrnin që 17-vjeç

Mediat në Nigeri bëjnë me dije se Viktor Osimhen ka kaluar vizitat mjekësore tek Napoli, dhe së shpejti pritet të zyrtarizohet. Sulmuesi i Liles është drejt kompletimit të transferimit të tij në Itali për shumën e 80 milionë eurove.

Por Osimhen mund të kishte qenë një lojtar i Juventusit ose i Interit kohë më përpara, nëse nigeriani do kishte pasaportë europiane. Patrik Bastineli një ekspert i merkatos në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport” tregoi prapaskenën sesi Inter dhe Juventusi e kishin pikasur sulmuesin e Liles që në moshën 17 vjeçare. “Unë fola me Fabio Paratiçin dhe Piero Ausilion për Osimhenin vite më parë dhe ata të dy vlerësuan cilësitë e futbollistit. Në atë kohë Osimhen ishte vetëm 17 vjeç dhe nuk kishte një pasaportë europiane, kështu që ai nuk mund të regjistrohej në një klub të Serisë A. Për këtë arsye marrëveshja nuk u arrit as me Interin dhe as me Juventusin”.

Osimhen filloi karrierën e tij europiane me Volsburgun në vitin 2017, më pas shkoi në Belgjikë tek Çarleroi dhe më pas u transferua tek Lil në Francë për 14 milionë euro.

Related posts

ZYRTARE/ Thiago Silva firmos tek Chelsea! Firma e hedhur në “shtëpinë e tij”, ja detajet dhe prapaskena e bukur…

Delo.autor

KA EDHE KËSHTU/ I uroi FAT arbitrit në DERBI, Guardiola rrezikon DËNIMIN ABSURD

Isa.Autor

1 VIT PA SHËNUAR ME GODITJE TË LIRË/ Sa shumë mungon Ronaldo te Reali!

Delo.autor

Leave a Comment