Champions League UEFA

​Emery nuk dorëzohet: Mund ta eliminojmë Realin

Trajneri i PSG-së, Unai Emery nuk është i lumtur me rezultatin e ndeshjes së parë, por thotë se kanë mundësi të përmbysin gjithçka në ndeshjen e kthimit

PSG ka pësuar humbje në ndeshjen e parë ndaj Real Madridit 3:1 në Santiago Bernabeu, por kjo nuk e shqetëson trajnerin Unai Emery.

Ai thotë se skuadra e tij ende ka mundësi të kalojë tutje, pavarësisht se Reali është favorit.

“Reali favorit? Ne nuk e kemi merituar këtë rezultat. Është favorit sepse është kampion aktual dhe e ka fituar tre herë në katër vitet e fundit Ligën e Kampionëve, por ne kemi kapacitet që t’i eliminojmë ata”, tha Emery pas ndeshjes.

Ai po ashtu ka kritikuar referimin, duke thënës se PSG meritonte një penallti pas prekjes me dorë të Sergio Ramos.

Related posts

CHAMPIONS/ Mposhtën Atleticon, ja si mund të kualifikohet Milani për në fazën tjetër…

Delo.autor

Kloop i sigurtë: Ndalojmë Ronaldo-n dhe fitojmë Champions-in

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Hyri në stadium duke përdorur “google”, fiton penallti ndaj Interit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment