Champions League Futboll Sport

ATLETICO MADRID-MANCHESTER UNITED/ “Djajtë e Kuq” kërcënojnë Simeonen me “Përbindëshin” Ronaldo

Kristiano Ronaldo do ta mirëpresë transfertën e sotme në Madrid kundër Atletikos në 1/8-at e Ligës së Kampioneve. Sulmuesi 37-vjeçar krenohet me një rekord të shkëlqyer kundër skuadrës spanjolle, të cilin e ndërtoi gjatë nëntë viteve të tij me fanellën e rivalëve të Realit dhe më vonë me Juventusin.

Ylli portugez, i cili për herë të parë me skuadrën e “Colchoneros” u përball në sezonin e parë në “Bernabeu”, në vitin 2010, u ka shënuar atyre 25 gola në 35 ndeshje. Të vetmen skuadër që ka ndëshkuar më shumë është Sevilja (27 gola).

Por CR7 ka dhënë 1 asist kundër andaluzianëve, krahasuar me 5 kundër Atletikos. Pasimet për gol e dërgojnë numrin e kontributeve të tij kundër kampionëve të Spanjës në 30 gola, më shumë se çdo skuadër kundër së cilës ai ka luajtur në karrierë. Ronaldo ka regjistruar katër tregolësha në përballjet kundër skuadrës së Diego Simeones.

Tre prej tyre i ka shënuar me fanellën e Realit të Madridit, në vitin 2012 dhe dy në vitin 2017, përpara tripletës vendimtare me Juventusin në përmbysjen 3-2 ndaj Atletikos në 1/8-at e Ligës së Kampioneve 2018-‘19. Por momentet më të rëndësishme kundër skuadrës me të cilën anglezët do të përballen sot në “Wanda Metropolitano” erdhën në finalet e Champions-it 2014 dhe 2016. Tetë vite më parë, ai shënoi golin e katërt të skuadrës së tij ndërsa triumfuan në derbin me Atletikon në Lisbonë 4-1.

Dhe dy vite më vonë, Reali mori sërish më të mirën ndaj rivalëve sërish në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm europian. Këtë herë, Kristiano shënoi penalltinë e fundit ndërsa ata siguruan triumfin 5-3 nga goditjet e 11-metërshave.

Në total, Ronaldo ka fituar 16, barazuar 10 dhe humbur 9 ndeshje kundër rivalëve të sotëm. Tani ai shpreson ta përmirësojë rekordin e tij.

“Djajtë” janë kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve vetëm një herë prej 2014-ës. Në atë rast, pas humbjes 2-0 ata përmbysën PSG-në falë rregullit të golave në fushë kundërshtare, përpara se të eliminoheshin nga Barcelona.

Related posts

(FOTO) Mkhitaryan arrin në Londër

Q.Autor

Tekniku italian zbulon prapaskenën: Shqipëria më kërkoi edhe mua, Duka u tregua…

Delo.autor

Skuadrat B në Itali, Tommasi mbështet idenë

Q.Autor

Leave a Comment