Futboll Premier League Sport

PARALAJMËRON LOJTARËT E EKIPIT/ Guardiola: Nëse ky është niveli i vërtetë…

Tjetër lajm i keq për Manchester City-n që, pasi është dorëzuar para superioritetit të Liverpool-it në Premier League, i ka thënë lamtumirë edhe Kupës së Anglisë pasi është eliminuar nga Arsenal-i i ish-it Arteta.

Trajneri Pep Guardiola ka bërë mea culpa pas humbjes 2-0 me Topçinjtë dhe ka paralajmëruar lojtarët e tij për objektivin e vetëm të mbetur në këtë sezon: Champions League.

“E njohim nivelin që duhet të kesh në këto kompetcione”, ka thënë Pep për kanalet zyrtare të klubit. “Ndoshta eliminimi nga Kupa e Anglisë do të na shërbejë si mësim, por nuk është e thënë që të ndodhë”, ka thënë Guardiola.

“Sigurisht nuk kemi luajtur mirë kundër Bournemouth-it dhe kundër Arsenal-it, veçanërisht në pjesën e parë. Nuk mund të them më shumë, sepse situata jonë është mjaft e qartë”.

“Nuk duhet të jesh gjeni për të kuptuar se nëse duam të kemi ndonjë mundësi për të eliminuar Real-in dhe për të vazhduar përpara, duhet të bëjmë më mirë, të përmirësojmë standardin tonë. Përndryshe rrezikojmë”.

Related posts

MILANI “NË ZI”/ Tërhiqet nga komentet sportive “babai” i pseudonimeve të idhujve

Isa.Autor

E PAPRITUR/ CONTE i kthen përgjigje REALIT: Unë NUK marr drejtimin e një skuadre që…

Isa.Autor

PAS HUMBJES NDAJ OLYMPIACOS/ Drejtori i Milanit, Leonardo Araujo: Në ditët e sotme VAR, është bërë i…

Isa.Autor

Leave a Comment