Futboll Gossip Premier League Sport

I VESHUR ME RROBAT E NDESHJES/ Mourinho e festoi fitoren me Arsenalin tek shtëpia e mikeshës së tij

Totenhem pak ditë më parë fitoi derbin e Londrës kundër Arsenalit 2-1. Kjo ishte një fitore e rëndësishme për skuadrën e Murinjos, pasi u afrua me zonën europiane.

Kjo fitore e ka kënaqur aq shumë portugezin sa që e ka festuar  fitoren me një mikeshën e tij. Murinjo është parë të hynte në shtëpinë e mikeshes së tij Pru Karter Robinson. Trajneri portugez kishte vënë kapele dhe syze si dhe kishte të njëjtat rroba që kishte në ndeshjen kundër Arsenalit, çka tregon se ai ka shkuar menjëherë pas ndeshjes në shtëpinë e mikeshes së tij. Murinjo është njohur me Robinson në Katar, kur portugezi punonte atje si komentator sportiv.

Portugezi është i martuar, ndërsa mikesha e tij është një nënë beqare më një fëmijë. Nuk dihet nëse ka diçka më shumë mes Murinjos dhe Pru Karter Robinsonit, apo janë thjesht miq.

Related posts

“PËR “KUQEZITË KJO NDESHJE ËSHTË FINALE”/ Flet trajneri i Turqisë: Të gjithë presin suksesin tonë…

Delo.autor

NUK MJAFTON FITORJA E DERBIT MADONINËS/ Marotta ka gjetur pasuesin e Spallettit, ja emri i bujshëm

Delo.autor

NUK NEGOCION ME “KATALANASIT”/ Atletico paguan Griezmann me 20 milionë euro për të…

Delo.autor

Leave a Comment