Futboll Ligue 1 Sport

PSG PAZAR TEK JUVENTUS/ Kampionët e Francës nisin bisedimet për sulmuesin e Sarrit…

PSG po mendon të zëvendësojë hapësirat e lënë bosh në skuadër nga Edinson Cavani që u largua në fund të qershorit dhe Eric Maxim Choupo-Moting që do ta mbyllë aventurën e tij me parisienët në fund të gushtit.

Ekipi është i kompletuar, pasi Kylian Mbappe do të luajë përkrah Mauro Icardi me një sistem të mundshëm 4-4-2. Drejtuesit po kërkojnë një sulmues krahu dhe emri që pëlqehet është ai i Douglas Costas.

Braziliani është nën kontratë deri në vitin 2022 me Juven, por mund të largohet sipas asaj që shkruan Tuttosport. Interesimi i PSG mund të bëjë që Juventusi të hyjë në bisedime me francezët, pavarësisht se kërkon 40-50 milionë euro për kartonin e tij.

Related posts

Revolta e Kuçovës, protesta e tifozëve që tronditi qeverinë komuniste në 1988

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Sulmuesi kuqezi transferohet në Turqi, kontratë 3 vjeçare me klubin turk

F.autor

Spektakël në stërvitjen e SKËNDERBEUT/ Zëvëndësi i SHEHIT u “lë targën” lojtarëve me…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment