Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ruiz nuk u thirr në grumbullim, ja arsyeja e mungesës tek Spanja…

Fabian Ruiz është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Napolit në Serinë A, por nuk merret në konsideratë nga kombëtarja spanjolle. Numri 8 blu ishte pjesë e ekspeditës së Roja në EURO 2020, por pasi u eliminua në gjysmëfinale nga Italia në Wembley, ai nuk u thirr më nga Luis Enrique.

Në Spanjë debati është i hapur dhe javët e fundit është përfolur shumë për performancën e mesfushorit, të cilin Luciano Spalletti e ka vënë në qendër të projektit teknik/taktik dhe tashmë Napoli kalon mbi të gjitha nga këmbët dhe idetë e tij.

Futbollisti i lindur në vitin 1996 në periudhën e tij napolitane luajti praktikisht në çdo rol të mesfushorit: si mesfushor sulmues, si mesfushor dhe gjithashtu si regjizor.

Lojtari spanjoll i dikton kohën skuadrës, luan shumë topa në mënyrë inteligjente dhe statistikat janë të gjitha në anën e tij: Fabian Ruiz në këtë pjesë të parë të kampionatit ka marrë pjese tashmë në shumë gola në këtë Serie A (5, ku vete ka shenuar 3 gola dhe 2 asistime) se në të gjithë sezonin e kaluar (4, falë tre golave ​​dhe një asistimi).

Numra që i japin edhe më shumë forcë rritjes dhe në Spanjë pyesin pse Ruiz nuk është thirrur që nga qershori në kombëtare, pavarësisht se sivjet niveli i paraqitjeve të tij është shumë i lartë: tre herë radhazi u përjashtua (shtator, tetor dhe tani në nëntor) nga lista e Luis Enrique…

Për të zbuluar arsyen e mungesës së lojtarit të Napolit nga skuadra e Spanjës për këto ndeshje thelbësore ishte gazetari i AS, Joaquín Maroto, në programin El Larguero: “Fabián nuk do të kthehet, ai u përlesh me Luis Enrique në Kampionati Evropian”.

Bazuar në atë që raportohet nga kjo prapaskene, Fabian Ruiz do të ishte në mosmarrëveshje me trajnerin dhe kjo mund t’i kushtojë atij fanellën e Roja të paktën për sa kohë që Luis Enrique është në krye të përzgjedhjes spanjolle!

Related posts

MUNGOI GJATË SHORTIT NË AMSTERDAM/ Ja arsyeja pse nuk ishte i pranishëm trajneri Enrique

Delo.autor

TURPËRIMI NË NORVEGJI/ Tifozët “verdhekuq” të pranishëm në tribuna refuzojnë fanellën e kapitenit të Romës

Delo.autor

“SHIHEMI NË TIRANË ME SUPER PËRBALLJE”/ Marku s’e diskuton francezin: Nuk ishte ndeshja që doja

Delo.autor

Leave a Comment