Europa League UEFA

Faza 1/16, Milani para provës Ludogorets, spikat Napoli-Leipzig

Rikthehen emocionet dhe spektakli i Uefa Europa League me fazën e saj të 1/16. Në këtë raund nuk mund të flitet për favoritë, pasi të 16 skuadrat kanë një mision të qartë dhe të vetëm, të sigurojnë kualifikimin. Si zakonisht takimet do të jenë të ndara në dy orare, në ato të orës 19:00 dhe 21:05.

Një ndër ndeshjet më interesante të këtij raundi është Borussia Dortmund – Atalanta. Bergamaskët u rikthyen në kompeticionet europiane pas një mungese 27-vjeçare, teksa ia dolën ta mbyllnin fazën e grupeve në vendin e parë, duke lënë pas Lyonin dhe Evertonin. Dortumundi vjen pas eliminimit në Champions League, teksa do të tentojë që aventura e radhës të jetë më e mirë. Kjo do të herë jetë hera e parë që të ekipet përballen në një kompeticion europian.

Në të njëjtën orë, Milani do të luajë në transfertë me Ludogorets. Kuqezinjtë dukshëm po gëzojnë një moment fantastik, teksa në kampionat nuk njohin asnjë humbje në 6 ndeshjet e fundit. Europa League është shndërruar në objektivin kryesor të “Djallit” për këtë sezon dhe dëshira për t’i shkuar deri në fund garës është e madhe. Kundërshtari që do të kenë përballë, të paktën në letër, duket i kalueshëm edhe pse kujdesi duhet të jetë maksimal, nëse kërkohet të  shmangen hapat fals.

Skuadra surprizë e këtij edicioni të Europa League, Ostersunds do të mirëpresë gjigantët londinezë të Arsenalit. Klubi suedez, i krijuar në vitin 1996, ia doli të bënte të pamundurën të mundur, duke lënë pas në grupin e tyre ekipe si Galatasaray apo dhe Paok.  Këtë herë do t’i duhet të përballet me “Topçinjtë” dhe shanset për të bërë surprizën duken fare të pakta.

Mbrëmja europiane vazhdon me të tjera duele interesante, ku do të zbresin në fushë dhe dy prej lojtarëve kuqezi, Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha. Kryefjala do të jetë përballja italo-gjermane, Napoli-Leipzig. Të kaltërit po shfaqen si një skuadër në top- formë për sa i përket kampionatit. Në 9 përballje ndaj klubeve gjermane të zhvilluara brenda në shtëpi, skuadra jugore ka 4 fitore, 3 barazime dhe dy humbje. Formë të mirë loje po tregon dhe Leipzigu në kampionat, por transfertat nuk janë pika më e fortë e kësaj skuadre.

Po në 21:05, skuadra tjetër italiane, Lazio do të luajë jashtë ndaj Steauas së Bukureshtit. Me Thomas Strakoshën në portë, bardhekaltrit do të kërkojnë me çdo kusht fitorja, për të rikthyer sërish besimin.

Një tjetër skuadër, që i bashkohet Europa Leagues, pas eliminimit nga Champions League është Atletico Madridit. “Los Colchoneros” do të lujanë në transfertën e Copenhagen. Sfidë kjo që sheh si favorite skuadrën e Diego Simeones. Përballja tjetër europiane që vjen në ekranin e Supersport është Aek – Dinamo Kiev.

Ludogorets-Milan        19:00

Dortmund-Atalanta 19:00

Osterunds-Arsenal 19:00

Golat Direkt 19:00

Napoli-Leipzig 21:05

FCSB-Lazio 21:05

Kopenhagen-Atl.Madrid 21:05

AEK-Dinamo Kiev 21:05

Golat Direkt 21:05

Related posts

VIDEO/ Citizens shkatërrojnë Baselin , Gundogan shënon golin e katërt

Q.Autor

“Messi nuk mund të ndalet”, Morata paralajmëron mbrojtjen e Chelsea

Q.Autor

Arsenali luan sezonin me Atleticon, Salzburgu për mrekullinë ndaj Marseille

Sadik.Autor

Leave a Comment