Futboll Premier League Sport

HUMBI GARËN PËR TITULL ME LIVERPOOL/ Guardiola gati të përforcojë ekipin me dy prurje të reja

Pep Guardiola po kërkon të përforcojë ekipin, pasi humbi garën për titullin kampion me Liverpulin. Mançester Siti po konsideron mundësinë të transferojë në “Etihad” mbrojtësin e Bornmuthit Natan Ake dhe mesfushorin e Valencias Ferran Torres.

ake torres

Guardiola po mendon të blejë dy mbrojtësa këtë verë dhe njëri prej tyre mesa duket është hollandezi Ake. Trajneri i Mançester Sitit e pëlqen shumë mbrojtësin e Bornmuthit. Ake vlerësohet diku tek 40-50 milionë euro. Në radarët e Guardiolës është edhe mesfushori i Valencias, Ferran Torres. Spanjolli ka një klauzolë largimi prej 100 milionë eurosh, por kjo shumë mund të ulet.

Torres shihet si zëvendësuesi ideal i Sanes që u transferua tek Bajern Mynih.

Related posts

Vialli: Chelsea të mendohet tri herë, para shkarkimit të Contes…

Sadik.Autor

PËRJASHTON “OPSIONIN” GRIEZMANN NË VERË/ Ja objektivi i madh i Barcelonës për të përforcuar sulmin

Delo.autor

Fellaini refuzon të nënshkruajë kontratën e re me Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment