Futboll Seria A Sport

KU ËSHTË ZHDUKUR ZHANG? Presidenti i Interit nuk duket në Milano prej 4 muajsh!

Ku është zhdukur Steven Zhang? Për momentin, shkruan Tuttosport, nuk ka siguri për kthimin në Itali të presidentit të Interit. Numri “1” zikaltër ka humbur nga Milano prej 4 muaj e gjysmë, koha e fundit ishte para mbylljes së kampionatit për shkak të pandemisë (Zhang bëri edhe polemika me Ligën përpara Juventus-Inter).

Për gazetën, kjo mungesë e zgjatur është kryesisht për shkak të urgjencës shëndetësore, por edhe sepse Zhang po punon nga Kina për të ardhmen e Interit.

Në veçanti, puna e tanishme është e përqendruar në kërkimin e sponsorit të ri i cili do të zëvendësojë Pirelli nga qershori i vitit 2021.

Synimi ka për qëllim partnerët kinezë dhe Korenë e Samsung, por hapjet për kompanitë amerikane nuk mund të përjashtohen.

Related posts

E MASAKROI në RING/ KHABIBI injoron McGregor në Turqi: MOS FOL, se…(FOTO)

Isa.Autor

Tension në tribunën VIP, tifozët ofendojnë lojtarët e Kamzës. Plaku: Nuk firmos për barazim (VIDEO)

Sadik.Autor

MAKTHI MERR FUND/ FSHF merr vendimin për hedhjen e shortit të Superiores

Delo.autor

Leave a Comment