Futboll Premier League Sport

“FRIGORIFERI” MAGUIRE/ Mister 90 milionë euro që po luan si diletant (VIDEO)

Thuajse 90 milionë euro u shpenzuan gjatë verës së shkuar në merkaton e Manchester United për të siguruar kartoin e Harry Maguire, mbrojtësi 27-vjeçar i rritur në Shefilld dhe që po zhvillonte super sezone te Leicester, duke u shpallur edhe kampion Anglie.

Shumë e quajtën si blerja më e rëndësishme e klubit por tani që fusha ka treguar tjetër gjë, zhgënjimi është i madh për një investim që nuk justifikohet aspak me atë që shihet në fushë.

Mbrojtësi shtatlartë jo vetëm që nuk ofron siguri, por është edhe shumë gafaxhi në veprimet e tij. Një video në ndeshjen ndaj Chelsea tregon më saktë se Maguire duket i pasigurtë në çdo gjë që bën dhe se nuk është përshtatur aspak te “Djajtë e Kuq”, duke u kritikuar ndeshje pas ndeshje… Aq sa shumë tifozë tani e quajnë “frigoriferi”…

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” E RADHËS/ Nga Spanja zbulojnë: Atëherë do të largohet CR7 nga Juventus!

Delo.autor

YLLI QË PO SHDËRROHET NË “MAKINERI” GOLASH/ Mori pjesë në 63% të realizimeve ​​të Realit, ky është sezoni i Benzema…

Delo.autor

NUK NDALET “MAKINERIA” E GOLAVE/ Ronaldo bën ushtrime edhe në pushimet e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment