Futboll Ligue 1

Dijon humbi 8:0 nga PSG, tallet keq me francezët pas humbjes nga Reali

Skuadra franceze Dijon është tallur keq me PSG-në dhe mesfushorin Adrien Rabiot, pas humbjes 3:1 nga Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

Dijon është tallur me fjalët e mesfushorit të PSG-së, Adrien Rabiot, i cili tha se është mirë të shënosh tetë gola ndaj Dijonit, por duhet ta bëjnë edhe në ndeshje kur ka më shumë rëndësi.

“Është shumë mirë kur i shënon tetë gola Dijonit, por kjo llogaritet në ndeshje si kjo”, tha Rabiot për ndeshjen me Realin.

Kësaj deklarate i është përgjigjur skuadra franceze, me anë të një postimi qesharak në Twitter.

“Ne bëmë gjithçka t’i japim vetëbesim PSG-së para ndeshjes me Real Madridin… dhe kështu ata na falënderuan ne”, shkruan faqja e Dijon.

Related posts

Ansi Agolli dhuron spektakël, shikoni asistin perfekt të dhënë në sekondat e fundit të ndeshjes (VIDEO)

Sadik.Autor

SHORTI I ELIMINATORËVE TË 2020/ Sadiku: Luajmë fatet ndaj Islandës dhe Turqisë, nëse kthehem unë, Roshi dhe Abrashi…

Isa.Autor

Pas Pjaniç, Juve kërkon një tjetër yll nga Roma

Q.Autor

Leave a Comment