Futboll Premier League Sport

TRIUMFOJNË NDAJ CARDIFFIT/ Dyshja e sulmit jep fitoren “Topçinjve”

Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette  i kanë dhënë fitoren 2-1 Arsenal ndaj Cardiff City në javën e 24-t të Premier League.

Ishte një ndeshje tepër e vështirë për vendasit, të cilët duhet të kishin shënuar më herë dhe mundësitë ishin aty. Megjithatë ata u treguan të pasaktë dhe duhet të akordohej një penallti që të zhbllokohej rezultati.

Përpara ndeshjes lojtarët mbajtën një minutë heshtje për lojtarin që duhet të ishte në fushë duke bërë debutimin e tij me ekipin e ri Emiliano Sala.

Fatkeqësisht ai ka pësuar një aksident ajror dhe trupi i tij nuk është gjetur akoma.

Mbase prandaj ishte një ndeshje e çuditshme për t’u luajtur, gjithsesi Topçinjtë kanë marrë tre pikë të merituara dhe vazhdojnë të luftojnë për një vend mes katër më të mirëve.

Aubameyang ka shënuar golin e pestë ndaj një ekipi që sapo është ngjitur nga kategoria. Ai e ka shumë të lehtë të shënoj ndaj tyre, por mbetet jo bindës ndaj skuadrave të mëdha.

Related posts

E PAPRITUR/ Befasohet ekipi italian para ndeshjes, infektohen për herë të dytë me koronavirus dy lojtarë të tij

Delo.autor

NDIZEN POLEMIKAT/ Peticion për të hequr yllin e Contes, por Agnelli nuk do ta bëjë kurrë

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Ronaldo do ta braktisë Manchester United në fund të sezonit, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment