Futboll Sport

EMOCIONUESE/ Liverpool ngre trofeun e Premierligës pas 30 vjetëve pritje

Liverpooli më në fund e ka futur në dorë trofeun e Premierligës, pas një pritjeje të gjatë 30-vjeçare, të mërkurën në tribunën e famshme “Klop” në Anfield.

Të kuqtë u shpallën kampionë të Anglisë shtatë javë para përfundimit të sezonit 2019/20 në Premierligë, që është rekord, ndërsa trofeun e çuan lart në javën e parafundit pas fitores drithëruese kundër Chelseat 5:3, raporton Gazeta Express.

Ky është trofeu i parë i Liverpoolit në epokën e Premierligës, ndërsa i 19-ti në histori të klubit.

Kapiteni Jordan Henderson e ngriti lart trofeun e Premierligës në tribunën “Kop” në Anfieldin e zbrazët, për shkak të pandemisë koronavirus.

Klopp dhe lojtarët e tij i morën medaljet e merituara plotësisht.

Xherdan Shaqiri, ylli zviceran nga Kosova, e mori po ashtu medaljen e kampionit anglez.

Të kuqtë janë klubi i dytë më i suksesshëm në Angli, por vetëm një titull larg rivalit Manchester United, i cili i ka 20 tituj.

Nën udhëheqjen e trajnerit gjerman Jurgen Klopp, Liverpooli e mbizotëroi sezonin në Premierligë në mënyrë të paparë më herët në Angli, duke krijuar epërsinë të hershme dhe të pakapshme ndaj rivalëve për titull.

Një javë para fundit, Liverpooli i ka 18 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Manchester Ciy, dhe ishte shumë pranë ta thyente rekordin prej 100 pikëve brenda një sezoni.

Gjithësi, me një fitore ndaj Newcastle në fundjavë në ditën e fundit të sezonit, Liverpooli do të shkonte në kuotën e 99 pikëve dhe kështu do ta thyente rekordin e vet për më së shumti pikë brenda një sezoni. /Gazeta Express/

Related posts

SPANJË VS ANGLI/ Rashford dyfishon shifrat (VIDEO)

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Ylli i NBA i prekur me COVID-19: Të gjithë duhet të jeni të kujdesshëm

Delo.autor

KJO NUK PRITEJ! Allegri nis bisedimet me klubin që turpëroi Realin

Delo.autor

Leave a Comment