Futboll La Liga Sport

PAQE PA GOLA NË INTER-FIORENTINA/ Conte i pakënaqur: Vendi i dytë është i pari i humbësve…

Inter dhe Fiorentina u ndanë në paqe në një barazim pa gola në ndeshjen e djeshme në San Siro. Zikaltërit nuk arritën më shumë se një pikë duke i lëshuar me këtë rast vendin e dytë Atalantës për ë ngecur në vendin e tretë në renditje dhe për të thelluar edhe më shumë hendekun e pikëve me Juventusin.

Trajneri i Interit, Antonio Conte i cili është në qendër të kritikave kohët e fundit tha se është e pakuptimtë nëse skuadra e tij fiton edhe vendin e dytë. Sipas Conte-s vendi i dytë është i pari i humbësve. Pak ditë më parë ai akuzoi se pse të gjithë merren me Interin dhe jo me Romën, Milanin e Napolin që vitin tjetër do e shohin Champions League nga shtëpia.

‘’Vendi i dytë është i pakuptimtë në sytë e mi, është vetëm për të parët nga humbësit’’- deklaroi Conte.

Inter e ka siguruar pjesëmarrjen vitin tjetër në Champions League por nga një pretendent për titull vitin e shkuar në Seria A tashmë është jashtë loje.

Related posts

LIVERPOOL-ATALANTA/ Klopp bën revolucion në mbrojtje, Gjimshiti nis titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“AI ËSHTË NJË PROFESIONIST SHUMË I MIRË”/ Mourinho mbi Depay: Ja pse dështoi tek Manchester United

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Ish-numri 1 në botë e tenisit merr dozën e parë të vaksinës anti-Covid

Delo.autor

Leave a Comment