Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ E ardhmja e Marash Kumbullës merr drejtim tjetër, ja ku pritet të transferohet shqiptari

Lëvizje e Interit, përgjigje e Lacios. Marota dhe Lotito po vazhdojnë një betejë në merkato, në lojë është Marash Kumbulla. Presidenti bardhekaltër ka rritur ofertën nga 20 në 22 milionë euro plus kartonin e Andre Andersonit, por i është dashur të përballet me propozimin e Interit.

Zikaltrit janë shtyrë të ofrojnë 30 milionë plus kartonin e sulmuesit 18-vjeçar Edi Salsedo (i huazuar momentalisht po te verdheblutë) dhe një talenti të akademisë.

Në këto shifra tentativa e Lacios duket e kotë. Lotito nuk mund ta barazojë dhe as nuk dëshiron ta bëjë, ka kaluar që tani përtej ofertave tradicionale. Asnjëherë më parë nuk ka shpenzuar 22 milionë për një lojtar të vetëm. Lotito dhe Seti janë miq, presidenti i Hellasit i kërkon Lacios 5 milionë më shumë duke përfshirë në çmim një skonto.

Related posts

Një pikë nga ndeshja me Laçin, Bifsha: Skuadra luajti mirë, vështirë që të marrim penallti

Sadik.Autor

ANALIZA/ Rikthehet hierarkia në mesfushë, Conte ka një Inter më sulmues

Delo.autor

ANGLIA “PUSHTON” EVROPËN/ “Rezervon” ekipin e 6-të në Champions

F.autor

Leave a Comment