Futboll Seria A Sport

DO TË LARGOHET NGA BRESCIA/ Klubi i Serisë C konfirmon bisedimet me Balotellin

Drejtori sportiv i Komos, Mikael Gandler ka konfirmuar bisedimet me Mario Balotelin, por nuk mund të thotë më shumë se aq. Baloteli do largohet nga Breshia në fund të sezonit, pasi klubi ra nga kategoria.

komo

Është raportuar se sulmuesi italian mund të pranojë të luajë dy kategori më poshtë në futbollin Italian dhe t’i japë vetes një fillim të ri tek ekipi i Serisë C. Në një intervistë për “La Provincia di Como”, drejtori sportiv i Komos, Gantler tha: “Ka pasur bisedime mes dy palëve. Agjentët e tij u ulën dhe na dëgjuan neve. Nuk mund të them më shumë se kaq”.

Pavarësisht se përfunduan të 13-tët në Serinë C, Komo zotërohet nga një biznesmen i fuqishëm, Robert Budi Hartono, i cili është personi i dytë më i pasur në Indonezi me një pasuri neto prej 18.2 bilion dollarë.

Related posts

TENIS/ Fitojnë Nadal e Barty, “numrat 1” tregojnë forcën në “Australian Open”

Delo.autor

SOLSKJAER DREJT SHKARKIMIT/ Shkrihen akujt, CR7 bind Zidane për stolin e Manchester United

Delo.autor

ZYRTARE/ Ishte pjesë e Shqipërisë në Euro 2016, trajneri italian prezantohet te skuadra e re

Delo.autor

Leave a Comment