Futboll Shqipëri Sport

ZYRTARE/ Sulmuesi i Kombëtares mbyll aventurën me skuadrën bjelloruse, pritet firma me…

Aventura e sulmuesit të Kombëtares, Azdren Llullaku te skuadra bjelloruse e Shaktjor Soligorsk ka zgjatur vetëm një vit.

llullaku_1

Ditën e sotme sulmuesi nëpërmjet faqes zyrtare, ka njoftuar se e ka mbyllur bashkëpunimin me këtë skuadër dhe tani është një lojtar i lirë. Vetëm pak ditë më parë “Panorama Sport” njoftoi se Llullaku ishte në kontakte me Kukësin dhe po punonte për të mbyllur bashkëpunimin me klubin aktual.

Tashmë gjithçka për këtë largim është zyrtarizuar dhe në të ardhmen sulmuesin mund të shikojmë me fanellën e Kukësit.

Me Vasil Shkurtajn që do të largohet në mbyllje të këtij kampionati dhe Kristal Abazajn që i mbaron huazimi, sulmi do të “varfërohet” ndjeshëm te verilindorët.

E vetmja formë për të qenë të blinduar në repartin e avancuar është afrimi i një lojtari me peshë si 32-vjeçari, që për më tepër është edhe kontingjent i Kombëtares shqiptare. Vërtet mund të ketë kosto financiare, por presidenca ka treguar në këto vite që nuk kursehet kur vjen fjala për të tillë elementë.

 

;po

 

Related posts

Giggs: Kane mund të ndjekë hapat e Gareth Bale

Q.Autor

KROACI-ÇEKI/ Të dyja kombëtaret kërkojnë triumfin për të kaluar në fazën tjetër (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NUK DI TË NDALET/ Higuain ndëshkon Atalantën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment