Futboll La Liga Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Babai i Messit blen shtëpi në Milano, ja çfarë po “kurdiset”

Raportohet se Horge Mesi, babai i yllit të Barcelonës, i cili është njëkohësisht edhe agjent i “pleshtit”, është shumë pranë transferimit në Milano.

“Radio RAI” mëson se në fillimin e muajit gusht ai do të bëhet pronari i një apartamenti në një nga lagjet më të njohura të qytetit në Lombardi. Një sinjal ky tepër i fortë që lidhet me të ardhmen e yllit argjentinas, e cila me shumë gjasa mund të jetë në Milano. Zikaltërit e Interit shihen si destinacioni më i mundshëm për transferimin e Mesit, gjithsesi kjo mbetet e gjitha në kuadrin e aludimeve, pasi për momentin nuk ka diçka konkrete.

Pritet me mjaft interes të mësohen detaje të tjera lidhur me këto zëra, që kanë bërë sportdashësit italian, kryesisht tifozët interistë, që të ëndërrojnë një transferim të Mesit te skuadra e Kontes.

Related posts

E BUJSHME/ Ideja e “çmendur” e FIFA-s, Botërori dhe Europiani të zhvillohet çdo dy vite

Delo.autor

TEUTA-TIRANA/ Pas një pasimi nga Akuah, Najdovski realizon një autogol ndaj “Bardhebluve” (VDIEO)

Delo.autor

FOTO/ Atalanta mposht Romën, kjo është nota për Etrit Berishën

Q.Autor

Leave a Comment