Futboll Kategoria Superiore Sport

“JAM KËTU, MOS U MËRZIT”/ Futbollisti i Partizanit konfirmon qëndrimin te “Të Kuqtë”

Partizani bëri ndërhyrje të shumta dhe të kushtueshme në përforcimin e sulmit në verën e shkuar, me shpresën se nuk do të vuanin më në gjetjen e golit. Por, pritshmëritë nuk dolën siç ishin parashikuar. Nga sulmuesit e huaj, Solomon ka arritur të shënojë 4 gola në 34 javë kampionat, një statistikë që nuk i shkon përshtat investimit të bërë. Në aspektin personal, për Solomonin është një sezon në rritje, pasi kurrë më parë nuk kishte arritur të luante kaq shumë dhe të shënonte 4 gola në një vit.
sOLOMON
Ka pasur shumë pikëpyetje rreth së ardhmes së tij te Partizani, për vetë rendimentin që ka pasur, por nigeriani ka konfirmuar se edhe në sezonin e ri do të jetë pjesë e Partizanit. Ky konfirmim më shumë buron nga kontrata që sulmuesi nigerian firmosi me “demat” në verën e 2019-ës, ku nënshkroi për dy vite. Në një komunikim me ndjekësit e tij në “Instagram” Solomon u është përgjigjur disa pyetjeve. I pyetur se a do të qëndrojë te Partizani në sezonin tjetër, Solomon i është përgjigjur: “Jam këtu, mos u mërzit”. Një tjetër ndjekës i kërkon sulmuesit nigerian që të bëjë më të mirën e tij për Partizanin, ashtu siç e duan të gjithë.
solomon
Ai e garanton se gjithmonë do ta bëjë. Solomon është aktivizuar në 23 ndeshje në kampionat me të kuqtë, ku ka shënuar katër gola. 24- vjeçari ka qenë ndër më të kritikuarit nga ish-trajneri Adolfo Sormani në periudhën e fundit, ku pas rifillimit të kampionatit nga ndërprerja e pandemisë “COVID19” e pa veten duke ngrohur stolin. Por, me ikjen e stafit italian, Solomon po luan si titullar, por pa mundur që ta gjejë golin, i cili i mungon nga ndeshja e 7 qershorit në humbjen 3-1 me Kukësin.

Related posts

SERIE A/ Ancelotti te Napoli? Në Itali e bëjnë të kryer!

Sadik.Autor

Festë, ankth dhe ambulancë për fitoren e Skënderbeut

Q.Autor

CHELSEA-MALMO/ “Blutë e Londrës” kalon në avantazh, shënon Giroud

Delo.autor

Leave a Comment