Futboll Premier League Sport

I KUNDËRPËRGJIGJET FRANK LAMPARD/ Klopp: Duhet të mësojë diçka… (VIDEO)

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, i është kundërpërgjigjur trajnerit të Chelsea-t, Frank Lampard, pas përplasjes që të dy kanë pasur të mërkurën në mbrëmje në Anfield.

Tekniki i londinezëve ka humbur qetësinë dhe i ka thënë Klopp-it dhe stolit të Liverpool-it “ik pi…”.

“Ne nuk jemi arrogantë. Jemi e kundërta”, ka thënë Klopp në konferencë për shtyp këtë të premte.

“Frank është luftarak, unë e respektoj këtë. Ajo që duhet të kuptojë Frank është se gjithçka duhet të mbarojë pas vërshëllimës së fundit”.

“Nuk është mirë të flasësh për atë që ka ndodhur më mbrapa. Gjatë ndeshjes, ok, por gjithçka duhet të mbyllet pas ndeshjes. Ai nuk e bëri këtë dhe mua nuk më pëlqen kjo”.

“Ai erdhi këtu për të fituar ndeshjen dhe për të kualifikuar Chelsea-n në Champions League. Kam shumë respekt për këtë, ajo që duhet të mësojë ai është t’i japë fund pasi mbaron ndeshja. Ai nuk e bëri këtë”.

Related posts

PRAPASKENA/ Ja si RONALDO e bindi mesfushorin bardhezi të shkonte te Sportingu

Isa.Autor

SFIDA NDAJ SAMPDORIAS/ Trajneri Piol me probleme, dëmtohet mesfushori…

Delo.autor

De Gea pranë Realit, United gjen zëvendësuesin e tij

Q.Autor

Leave a Comment