Futboll Seria A Sport

HELIKOPTER PRIVAT PËR TË TAKUAR AGJENTIN RAIOLA/ Ibra dhe Donnarumma braktisin stërvitjen me Milan për…

Zlatan Ibrahimoviç dhe Xhanluigji Donaruma kanë marrë një helikopter privat për të takuar agjentin, Mino Raiola në Monte Karlo, ku do të diskutohet për rinovimin me Milanin. Sipas “Calciomercato.com” dyshja ështa larguar më herët nga stërvitja sot për të takuar Raiolën, që përfaqëson të dy futbollistët.

Kontrata e Ibrahimoviçit skadon në fund të sezonit dhe flitet se mund të vazhdojë të qëndrojë tek Milani pas konfirmimit të Piolit në stolin e kuqezinjëve. Sipas “Calciomercato.com” mes suedezit dhe Milanit po diksutohet për mundësinë e rinovimit, ku kuqezinjtë ofrojnë 4 milionë por Ibra kërkon 6 milionë euro pagë në sezon.Por pavarësisht kësaj gazeta italiane pretendon se Ibrahimoviç do qëndrojë tek Milani.

Përsa i përket Donarumës, kontrata e portierit skadon në qershor të vitit 2021 dhe mbetet të shikohet nëse italiani do kërkojë një klauzolë largimi nëse Milani dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Related posts

NGA MARRËDHËNIA ME SARRIN TEK STRAKOSHA/ Sulmuesi Muriqi: Vitin tjetër do të shikoni Muriqin e vërtetë

Delo.autor

156 NDËRHYRJE NË LA LIGA/ Disa skuadra ndihen të penalizuara. Mësoni si ka ndikuar VAR-i në Spanjë

Delo.autor

KËSHILLON “DJAJTË E KUQ” PËR VENDIMIN E YLLIT FRANCEZ/ Flet Schweinsteiger: Nëse Pogba kërkon largimin, nuk duhet…

Delo.autor

Leave a Comment