Futboll Premier League Sport

NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Klubi i sapo ngjitur në Serinë A shënjestron ish-lojtarin e Liverpool…

Kampionët e Serisë B, Benevento kanë shënjestruar ish-sulmuesin e Liverpulit, Daniel Starrixh si objektivin kryesorë në fazën ofensive. Ekipi që ka siguruar ngjitjen në Serinë A për sezonin e ardhshëm është në kërkim të një sulmuesi pasi Loik Remi me të cilin kishin arritur marrëveshje dështoi të kalonte analizat mjekësore.

daniel starrixh

Aventura e fundit e Starrixh ishte me Trabzonsporin në Turqi, por që nuk shkoi edhe aq mirë. Klubi turk i ndërpreu kontratën ish-sulmuesit pasi ai refuzoi të luante nga frika e koronavirusit. Klubi i Beneventos kërkon të përforcohet dhe presidenti i këtij ekipi, Oreste Vigorito shprehet: Daniel Starrixh do ishte një nder për çdo ekip italian”.

Related posts

Starova: Skemat e Panuçit nuk janë të qëndrueshme, si këta lojtarë gjen me shumicë në…

Isa.Autor

Pacult e pranon: Penalltia e Sukajt ishte. Ja krahasimi mes Gurit dhe Salihit

Sadik.Autor

VAZHDON ÇËSHTJA E SULMUESVE MERKATO/ Juventus ka këtë plan për Moise Kean

Delo.autor

Leave a Comment