Futboll Premier League Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Manchester United sakrifikon Pogba për dy objektivat e merkatos së verës

Paul Pogba nuk është më i pashitshëm nga Manchester United. Francezi mund të largohet nga vetë drejtuesit e klubit, pasi duan që të gjejnë të ardhura për merkaton e verës. Kampioni i Botës mund të largohet, pasi kontrata e tij skadon në vitin 2021.

“Djajtë e kuq” po punojnë për afrimin e Jadon Sanchos dhe Jack Grealish dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme. Shitja e Pogbasë do të bënte që të arkëtonin të paktën 100 milionë euro, një shumë e konsiderueshme.

Problemi qëndron në faktin se momentalisht askush nuk është gati të paguajë atë shifër. Real Madridi e do, po ashtu Juventusi, por me krizën financiare për shkak të COVID-19, kampionët e Spanjës kanë konfirmuar se nuk do të ndërhyjnë në merkato, ndërsa italianët mbeten mundësia më e mirë.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Gjermania mposht Rumaninë me përmbysje. Kroacia dhe Holanda marrin fitoret e radhës

Delo.autor

SHQIPËRI-AUSTRI U-21/ Këshillat e trajnerit Alban Bushi për ekipin para ndeshjes (FOTO)

Delo.autor

Carrick do t’i thotë lamtumirë futbollit të luajtur … ja se ku

Q.Autor

Leave a Comment