Futboll Sport

IA KALON PORTIERIT KEPA/ Ja si Kushëriri i Eto’o-s shan e kërcënon trajnerin (VIDEO)

Debati i madh mes portierit Kepa dhe trajnerit Sarri të Chelseas në finalen kundër Manchester City në Carabao Cup mori vëmendjen e të gjithë botës.

Po të kthehemi pas ndër vite do të gjejmë raste nga më të ndryshmet me sherre mes lojtarëve e trajnerit. Kështu ndodhi edhe në vitin 2015 në sfidën Gençlerbirligit dhe Rezisporit, aty ku aktivizohet aktualisht sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Ndeshja ishte 2-1 për vendasit dhe Rezispor fiton një penallti 5 minuta para fundit, trajneri i skuadrës vendos se kush do e ekzekutojë 11-metërshin, mirëpo sulmuesi Leonard Kweuke vendos ta gjuajë vetë pavarësisht britmave që vijnë nga bankina.

Sulmuesi gjuan dhe shënon, më pas feston egërsisht duke shpërthyer në të shara ndaj trajnerit të tij, teksa në një moment kërkon të vërsulet drejt tij, por e ndal shoku i skuadrës.

“Qershia mbi tortë” vjen në fund teksa Kwueke, i njohur gjerësish si kushëriri i Samuel Eto’o-s shënon golin e përmbysjes së madhe me një lëvizje fantastike. Festa shpërthen me tifozët e tij, e më pas nuk mungojnë as lotët nga sulmuesi “mistrec”.

Related posts

ÇMIMI SPECIAL I “GLOBE SOCCER” PËR CR7/ Jorge Mendes: Ai është më i miri ndonjëherë

Delo.autor

Hazard i “papërmbajtshëm” në fitoren e parë të Chelseat në vitin 2018

Q.Autor

NEYMAR SHËNON SUPERGOL/ Braziliani feston si i ÇMENDUR dhe kopjon RONALDON (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment