Futboll Seria A Sport

INTERESOHEN PËR SADIKUN PREJ KOHËSH/ Por në vendin e sulmuesit të Kombëtares mund të afrohet… Balotelli

Mario Baloteli do të largohet nga Bresha pas vetëm një sezon dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Greqi.

Aris i Selanikut prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi dhe së fundmi po ndjek me kujdes lojtarin italian. Baloteli do të jetë një lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit dhe po kërkon një skuadër për të vazhduar karrierën.

Sipas asaj që shkruan “sportime.gr”, duke përfituar nga situata e krijuar, Arisi do përpiqet ta afrojë Balotelin në ekip. Kujtojmë se klubi nga Selaniku ka shfaqur interes edhe për Armando Sadikun, i cili mbylli aventurën me Malagan dhe do të kthehet te Levante.

Related posts

SOT CEREMONIA E “TOPIT TË ARTË”/ Si votohet: Nga lista tek juria

Isa.Autor

Çudi në futboll/ Skuadra spanjolle fiton 47-0, por e masakrojnë: Na traumatizon fëmijët!

Q.Autor

RUSI 2018/ Prostituta dhe alkool, skandali që ka ndezur Meksikën para Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment