Futboll Shqipëri Sport

“I LUMTUR PËR GOLIN E PARË TË HYSAJT”/ Presidenti Duka: Kombëtarja do të ketë nevojë për klasin e tij në shtator

Elsedi Hysajt, gjeti rrugën e rrjetës mbrëmjen e djeshme në sfidën e kampionatit ndaj Sasuolos. Ky ishte goli i parë në Serinë A për shqiptarin, i cili mori elozhe të shumta edhe nga mediat italiane, për mënyrën e realizimit të atij goli si dhe paraqitjen e bërë në fushën e lojës.

Elsi Hysaj

Ndërkohë që ditën e sotme nuk kanë munguar as përgëzimet nga presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtarë në “Facebook” ka shkruar:

 

Duka

“I lumtur për golin e parë me Napolin në Serie A të Elseid Hysajt! Një realizim i shkëlqyer nga mbrojtësi shkodran, që ndihmoi skuadrën të merrte atë fitore 2-0 ndaj Sassuolos. Më vjen mirë që e pashë në formë të shkëlqyer dhe uroj të vazhdojë kështu, sepse në shtator Kombëtarja shqiptare nis aventurën e saj në Nations League dhe kuqezinjtë do të kenë nevojë edhe për klasin e tij! Edhe një herë, shumë urime”.

Duka569

Related posts

Ronaldo, sportisti më i famshëm në tokë, LeBron James dhe Leo Messi janë pas tij…

Sadik.Autor

SOUTHAMPTON-LIVERPOOL/ “Të Kuqtë” dyfishojnë avantazhin, shënon Henderson

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Hysaj titullar ndaj Juventus, shqiptari duhet të markojë…

Delo.autor

Leave a Comment