Bundesliga Futboll Sport

THIAGO MBETET NË MYNIH/ Liverpool e “tradhton” për tri arsye kryesore

Thiago Alcantara del blof. Mesfushori spanjoll ka disa javë që ka kërkuar largimin nga Bayern, duke refuzuar rinovimin e kontratës me rritje të ndjeshme page në Mynih.

Ish-lojtari i Barcelonës ka njoftuar edhe shokët e skuadrës se do të transferohej te Liverpool, por gjërat kanë ndryshuar shumë shpejt. ESPN raporton se klubi i kuq nuk është 100% i bindur për blerjen e tij. Arsyet janë të shumta dhe shumë të kuptueshme në kushtet e pandemisë së koronavirusit.

Së pari, Thiago është 29 vjec, pra në vitet e fundit të karrierës, dhe nuk mund të rishitet duke përfituar më shumë para. Së dyti, historiku i tij i dëmtimeve e tremb klubin anglez. Ai nuk është shumë i qëndrueshëm, gjë që është parë me kujdes në vitet e tij të fundit në “Allianz Arena”. Së treti, Bayern kërkon së paku 35 mln euro për shitjen e spanjollit, shifër të cilën Liverpool nuk është gati ta paguajë prej krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Me pak fjalë, Thiago duhet të pranojë rinovimin, sepse Bayern nuk ka ndërmend ta lërë të largohet me parametra zero në fund të sezonit të ardhshëm. Këtë e ka thënë publikisht numri 2 i klubit, Karl-Heinz Rummenigge.

Related posts

SKANDALI I BASTEVE/ Mashtroi nipin e Presidentit të Korabit, në hetim e dashura e ish-donatorit të Kastriotit (DETAJE)

Isa.Autor

ZYRTARIZMI ÇËSHTJE DITËSH/ Hysaj vendos për të ardhmen e tij, ja ku do të luajë

Delo.autor

STATISTIKAT/ 2806 ditë nga hera e fundit, Ibra e nis aty ku e la me… Interin

Delo.autor

Leave a Comment