Futboll La Liga Sport

I JEP FUND POLEMIKAVE/ Pritej largimi pas dështimit në kampionat, Barcelona zhgënjen tifozët

Quique Setien nuk do të largohet nga Barcelona. Trajneri sot ka marrë një lajm të mirë nga presidenti i klubit katalanas, Josep Maria Barrtomeu.

Edhe pse është folur për një shkarkim të tij pas rezultateve negative pas karantinës, Bartomeu ka theksuar se synimi i Barcelonës është krejt tjetër.

“Setien nuk ka qenë kurrë në diskutim. Pavarësisht se nuk fituam titullin kampion, duhet të shohim përpara. Reali na parakaloi në tabelën e klasifikimit, por duhet theksuar se VAR-i nuk u menaxhua siç duhet në pjesën e fundit të kampionatit”, ka thënë Bartomeu.

“Setien mund të na dhurojë trofeun e Champions League. Ai ka kontratë edhe për sezonin e ardhshëm. Kam besim tek ai dhe stafi teknik”, ka shtuar numri 1 i klubit.

Related posts

INTERVISTA/ Igli Tare rrëfen karrierën: Oferta e çmendur e Lotitos

Sadik.Autor

AFËR TRIPLETËS ANGLEZE/ Sheikët e Cityt kanë gati shpërblimim marramendës për lojtarët

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Polonia nuk kursen asnjë kundër Kombëtares, edhe i dëmtuari i Napolit shfaqet në grumbullim

Delo.autor

Leave a Comment