Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E YLLIT “ZIKALTËR” NË UDHËKRYQ/ Barcelona frenon te Lautaro, zbulohen arsyet

Barcelona-Lautaro, një frenim i fortë i tratativave që lidhet jo thjesht me buxhetin dhe krizën ekonomike post pandemike, por edhe sepse presidenti Bartomeu nuk dëshiron të nxitohet në një Griezmann “bis”.

Fakti është që francezi nuk ka dhënë atë që pritej dhe tifozeria nuk do të duronte një tjetër investim madhor. Problemi lidhet edhe me kohën e shkurtër të përgatitjes së sezonit të ri, që do të nisë shumë shpejt, ndaj përshtatja do të ishte e vështirë.

Argjentinasi iu ka thënë “po” me kohë katalanasve, Interi do të pranonte ta shiste brenda mesit të gushtit, por jo më pak se sa 100 mln euro.  Barcelona ka disa mëdyshje të fundit që lidhen me paraqitjet e sulmuesit post-pandemik, që nuk po tregon aspak rendimentin deri në shkurt.

Related posts

BASKETBOLL/ Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, “leksion” Vllaznisë në finale

Delo.autor

PREZANTOHET TEK MILAN/ Flet Ante Rebic: Agjenti foli me “Zikaltërit”, por unë…

Delo.autor

“SOT BOTA MBAN FRYMËN/ Një El Clasico pa Messin, që drithëron Camp Nou plot me tifozë

Delo.autor

Leave a Comment