Futboll Sport

ALEN SHERRI DEBUTON NË SERIE A/ Formacionet zyrtare të ndeshjes Cagliari – Milan

– Cagliari dhe Milan luajnë këtë të shtunë në orën 18:00 për javën e 12-të në Serie A. Për vendasit nga minuta e parë do e fillojë edhe portieri i Kombëtares, Alen Sherri. Shkodrani debuton në Serie A kundër Milanit, teksa ka marrë minuta me Cagliarin vetëm në Kupën e Italisë.

26-vjeçari do e mbaj mend këtë ditë pasi debuton në një prej kampionateve më të forta të botës. Trajneri Davide Nikola i ka bërë “dhuratë” shkodranit debutimin në Serie A vetëm një ditë para se të grumbullohet me Kombëtaren në Tiranë.

Kujtojmë se Sherri verën që kaloi la Egnatian si kampion në Superligë dhe për 300 mijë euro u bashkua me ishullorët e Serie A. Kontratë deri në 2027 për shtatëlartin.

Formacionet zyrtare:

CAGLIARI (4-2-3-1): Sherri; Zappa, Palomino, Luperto, Augello; Makoumbou, Deiola; Zortea, Viola, Luvumbo, Piccoli

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Emerson Royal, Thiaw, Pavlovic, Theo; Fofana, Reijnders; Chukwueze, Pulisic, Leao; Camarda

Related posts

E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, Covid-19 i merr jetën ish-futbollistit të njohur…

Delo.autor

BARAZIMI I DYTË PËR JUVENTUSIN/ ​Atalanta ndal “Zonjën e Vjetër” ecurinë prej tetë fitoreve radhazi

Delo.autor

SFIDA NDAJ “DEMAVE TË KUQ”/ Sulmuesi Nuabueze kthehet në problem tek Laçi, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment