Futboll Sport

I BËN KOMENTIN EPIK “JASHTËTOKËSORIT”/ Dani Alves: Për pak theva këmbën për fajin tënd (FOTO)

Fitorja e Barcelonës 3-1 kundër Mançester Junajtid në finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin 2010-2011 është një nga performancat më të mira të Leo Mesit, me argjentinasin që është kthyer pas tek kjo ndeshje. Mesi shënoi golin e dytë në finale për të ngritur më pas lart trofeun e Championsit.

Si pjesë e promocionit me “Lays” Mesi ka bërë një postim në “Instagram” për golin që ai shënoi. “Një nga momentet e mia të preferuara në Champions. Jo shumë kohë më parë”, shkruan Mesi në postimin e fotos në “Instagram”. Sigurisht kishte shumë komente ku më i veçanti ishte ai i Dani Alvesh.

“Për pak sa nuk theva këmbën kur godita atë mikrofon të mallkuar, për fajin tënd”, është komenti i ish-shokut të Mesit tek Barcelona, Dani Alvesh.

Related posts

Milanit shfaq interes për mesfushorin e Swansea City

Sadik.Autor

E ARDHMJA E DONNARUMMAS/ Ndryshojnë planet për portierin e PSG

F.autor

SULMON ASHPËR SOLSKJAER/ Ince: Ajo që po bën është një tallje e hapur dhe shqetësuese

Delo.autor

Leave a Comment