Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E YLLIT BRAZILIAN NË DILEMË/ Garë e fortë për Coutinho, “Special One” i prish punë dy klubeve rivale

Philippe Coutinho duhet të gjejë një klub për t’u sistemuar për të ardhmen e tij. Braziliani do të largohet nga Bayern Munchen, pasi gjermanët nuk duan të paguajnë për të, ndërsa e njëjta gjë vlen dhe për Barcelonën. Katalanasit shpresojnë ta shesin në verë.

Arsenali nisi i pari bisedimet me yllin brazilian, por marrëveshja është larg. Ai  i ka kërkuar agjentit të tij që të ketë më shumë kohë për të vendosur. Nuk vjen rastësisht një lëvizje e tillë, pasi 28-vjeçari ka pas vetes dhe dy klube angleze.

Leicester City dhe Tottenhami duan futbollistin e Barcelonës. Mourinho pëlqen këmbëshpejtin dhe shpreson ta rikthejë në Premier League. Coutinho dhuroi paraqitjet më të mira gjatë kohës që luante për Liverpoolin.

Related posts

E BUJSHME/ Ylli i Serisë A si kalë Troje, drejt Juventusit në merkaton e janarit për 50 milionë euro

F.autor

ZBULON MESAZHIN BEFASUES/ Ylli Di Maria: Do të shënosh golin që do të na japë Kupën

Delo.autor

Autobusi i ekipit të Crvena Zvezdës në flakë, lojtarët hidhen për të shpëtuar (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment