Futboll Premier League Sport

SULMON “GARDIANIN” DE GEA/ Legjenda e Manchester United: Largojeni sa më parë!

Nuk kanë fund kritikat për portiern e Manchester United, David De Gea. Legjenda e “Djajve të kuq”, Roy Keane, ka sulmuar portierin spanjoll dhe mendon se drejtuesit duhet ta heqin me patjetër.

“De Gea? Nuk më pëlqen shumë. Bën shumë gabime, disa prej tyre i kushtojnë pikë të rëndësishme Manchester United. Ky është mendimi im personal. Nëse Manchester United do të luftojë për Premier League, duhet të ndryshojë patjetër portier. I duhet një portier më i mirë.

“United ka nevojë për një ndryshim, e kanë bërë në të kaluarën, pse mos ta bëjnë tani. Për të fituar, Liverpooli ka ndryshuar dhe ka marrë një portier më të fortë, si Alisson. Ku është problemi? De Gea nuk po luan mirë. Bën shumë gabime dhe duhet të largohet. Ka shumë portierë më të mirë në qarkullim”, – u shpreh Roy Keane.

Related posts

E FRIKSHME/ Radja Nainggolan është përfshirë në një AKSIDENT të rëndë rrugor

Isa.Autor

Frederic Guerra: Maxime Gonalons qëndron 100 për qind në Romë

Sadik.Autor

E shtuna pozitive për disa nga legjionarët, minuta të plota aktivizimi në klube

Isa.Autor

Leave a Comment