Futboll Premier League Sport

Nebil Fekir qëndron në Lyon, francezët “ndryshojnë” mendje në moment të fundit

Edhe pse dje u raportua se kapiteni dhe sulmuesi i Lyon, Nebil Fekir kishte kaluar testet mjekësore te anglezët e Liverpool dhe firma ishte çështje orësh, duket se mbrëmë në darkë ekipi francez ka kthyer çdo gjë mbrapsht duke anuluar negociatat.

Në një komunikatë zyrtare të klubit njoftohet se pavarësisht se bisedimet me anglezët ishin drejt fundit klubi ka vendosur të tërhiqet nga shitja e sulmuesit duke e konsideruar atë një lojtar kyç për sezonin e ardhshëm ku ekipi do të luajë në Champions League.

Fekir konsiderohej nga trajneri i Liverpool Jurgen Klopp si zëvendësuesi ideal për Coutinhon e larguar në janar, por mesa duket 24 vjeçari do të qëndrojë në Francë të paktën edhe për një sezon tjetër.

Related posts

ÇËSHTJA E ZGJEDHJES SË KOMBËTARES GREKE/ Durmishaj “thyen” heshtjen: Nuk kafshohet dora që të ushqen…

Delo.autor

5 NDESHJE DHE ASNJË GOL/ Hazard është duke luftuar për t’u ringritur tek Real Madrid

Delo.autor

E BUJSHME/ Barcelona nis derbin me Realin, ofron super ofertë për Hazard…

Isa.Autor

Leave a Comment