Futboll

Higuain s’ka pse mërzitet, ato 7 milionë e bëjnë diferencën…

Gabimi është për njeriun, gjithashtu ndodh me kampionët. Por kush bën gabime, siç ndodhi me Higuain, duke shpërdoruar penalltinë e një epërise të mundshme 3-1 ndaj Tottenham, duhet të jetë i vetëdijshëm se mund të përfundojë në fokusin e kritikave.

Kjo ndodh, madje edhe për shumë më pak. Pas të gjithave, tifozët kanë të drejtë të shprehin mendimet dhe eventualisht zhgënjimin: kjo është pjesë e lojës së futbollit. Dhe pastaj paga luksoze e “Pipitës”, ato 7.5 milionë euro që Juventusi i paguan atij çdo sezon, gjithashtu, përfshin barrën e këtyre shqetësimeve. Kjo është arsyeja pse Higuain, i cili është një njeri i pjekur, përveç një bombarduesi fantastik, duhet të pranojë gjykimet dhe qortimet, që të jetë më pak i ndjeshëm.

Është e vërtetë, është pjesë e karakterit të tij, por ai, gjithashtu, duhet të dijë se tifozët që tani e kritikojnë, në ndeshjen e ardhshme do të jenë atje, përsëri, për ta nxitur atë.

Related posts

Erjon Braçe e thumboi për vendimin e KAS-it/ Tefik Osmani i kthen përgjigje “EPIKE”

Sadik.Autor

“ËSHTË GJITHMONË E RËNDËSISHME TË…”/ Nagelsmann: Më pëlqen shumë të kem lojtarë të tillë

Delo.autor

SPEKTAKOLARE/ Juventusi vendos REKORD, gjithçka e ezauruar në “Allianz Stadium” kundër…

Isa.Autor

Leave a Comment