Futboll Kategoria Superiore Sport

E BUJSHME/ Skënder Gega trajner i Kukësit, gati zyrtarizimi

Këtë herë duhet të jetë e treta e vërteta. Skënder Gega, i cili riktheu pas 26 vitesh titullin kampion te Partizani, sezonin e ardhshëm do të drejtojë Kukësin. Burime pranë SuperSportit kanë mësuar se presidenti Safet Gjici dhe tekniku 56-vjeçar janë në bisedime prej disa ditësh e palët këtë herë duket se nuk do të bëjnë prapaktheu në momentin e fundit, siç ka ndodhur të paktën në dy raste. Kuptohet që Orges Shehi, i cili nuk i arriti objektivat që kishte kur u emërua trajner i verilindorëve do të hapë krahun.

Në fakt, pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes pasi janë përcaktuar të gjitha detajet për të cilat palët janë në dakordësi të plotë. Gega mësohet se do të marrë menjëherë frenat e Kukësit, për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, ku impenjimi i parë do të jetë në Europa League.

Një lajm i mirë për tifozët kuksianë, por i hidhur për mbështetësit e kuq, të cilët prej më shumë se një vitit u kanë kërkuar drejtuesve nëpërmjet qëndrimeve të tyre në rrjetet sociale që të rikthejnë Skënder Gegën në stol, të cilit i atribuojnë suksesin e arriti një vit më parë.

Related posts

“AS PLESHTI AS RONALDO”/ Ja ekipi i ëndrrave të Thierry Henry me pesë yjet e futbollit

Delo.autor

LIVE Po luhet ndeshja Fiorentina-Juventus, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Bomberi Cutrone po i mahnit të gjithë: Golat për familjen dhe Contin

Q.Autor

Leave a Comment