Futboll Shqipëri Sport

E BUJSHME/ Interesime në Spanjë, Francë dhe Itali. Bare nës mes të udhëkryqit

Keidi Bare është një nga lojtarët më të vlefshëm që ka aktualisht Malaga në pronësi. Skuadra arriti që të sigurojë mbijetesën në Ligën e Dytë spanjolle, me gjithë vështirësitë financiare që kaloi gjatë këtij sezoni. Teksa Bare dhe Sadiku ishin dy nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, ky i fundit rikthehet te Levante që e ka në pronësi, ndërsa për mesfushorin kuqezi kanë nisur menjëherë interesimet e skuadrave të tjera.
Keidi-Bare-entrevista_1430867883_115714769_667x375

KEIDI BARE – Espanjol është skuadra e cila mund të përfitojë shërbimet e Keidi Bares. Në mediat spanjolle bëhet me dije se skuadra mund të paguajë nga 1.5-2 milionë euro për kartonin e shqiptarit. Mirëpo, Malaga nuk duket shumë e bindur. Së fundmi, mediat iberike kanë zbuluar se shkak për këtë është fakti se Malaga ka vetëm 80% të kartonit të mesfushorit. Por pjesa tjetër? Huan Manuel Lopez, menaxheri i tij zotëron këtë përqindje të kartonit. Kjo në bazë të marrëveshjes që ka bërë me Malagën në momentin që ka sjellë Baren në Malaga, duke ia marrë Atletiko Madridit me parametra zero. Teksa shqiptarin e duan disa skuadra në Spanjë, zërat e merkatos e lidhin atë edhe me një kalim të mundshëm drejt Italisë ose Francës. Për momentin, skuadrat nuk bëhen me dije, por interesimet nuk kanë munguar nga këto dy kampionate.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Nainggolan gati të largohet nga Interi, por fillimisht “zikaltërit” duhet ta paguajnë

Delo.autor

“SKUADRA QË MË KA IMPRESIONUAR ËSHTË…”/ Alex Ferguson tregon ekipin e tij të ëndrrave, nuk është Manchester Unted

Delo.autor

Çështja Ampadu, Chelsea përfundon në gjyq për rekordmenin 17-vjeçar

Q.Autor

Leave a Comment