Futboll Shqipëri Sport

“MË MBËSHTETËT EDHE KUR E DINIT SE DO IKJA”/ Rrahmani e mbyll me fjalë emocionuese te Verona: Një vit i paharrueshëm

Verona ishte një surprizë e bukur për këtë sezon të Serie A, ku shumë lojtarë të saj spikatën në sytë e klubeve të njohura Italiane.

Një ndër ta ishte edhe Amir Rrahmani, i cili që me sezonin e tij të parë në elitën e Italisë tregoi se vlen shumë, duke siguruar një kontratë me një klub të njohur si Napoli.

Shumë përjetime pozitive mbart mbojtësi shqiptar me skuadrën e Veronës këtë sezon, por tashmë ka ardhur momenti i ndarjes. Rrahmani ka vendosur të përshëndesë me një positm emocionies verdheblutë dhe tifozët e saj, që gjithnjë kanë qenë në mbështetje të kapitenit të Kosovës.

“Një vit i mrekullueshëm, një vit i paharrueshëm, i pari për mua në Itali, ku u rrita shumë si futbollist dhe si njeri. Unë largohem nga Verona dhe Hellas, por gjithmonë do të jem mirënjohës për klubin, për zotin Juric, për shokët e skuadrës sime dhe për tifozët e mrekullueshëm të verdheblu, të cilët më mbështetën dhe më donin që nga e para deri në ditën e fundit, madje edhe kur mësuan se e ardhmja do të ishte larg Veronas. Një fjalë e fundit: Faleminderit!”, shkruan Amir Rrahmani.

Related posts

STATISTIKA TË FRIKSHME/ “Terminatori” Messi dhe “El Pistolero” Suárez janë “mbretërit” e golave

Delo.autor

“STRAKOSHA, SARAÇINESKA E LAZIOS”/ “Gardiani” shqiptar bën superheroin, ja vlerësimi nga mediat italiane

Delo.autor

Ka dëshirë, por jo gola në Laç. Kualifikimi vendoset në Kukës

Sadik.Autor

Leave a Comment