Champions League Futboll I pakategorizuar Sport

ATLETICO MADRID-JUVENTUS/ Simeone kërkon “hakmarrjen” (FORMACIONET ZYRTARE)

Një nga super sfidat e mbrëmjes, është padyshim ajo mes Atletico Madrid, që pret në shtëpi Juventus. Bardhezinjtë e eliminuan Atleticon sezonin e shkuar në fazën me eliminim direkt, dhe ekipi i Simeones tashmë kërkon një lloj revanshi, edhe pse në grupe.

Juventusi do të luajë me skemën 4-3-3 me Danilon që do ta nisë nga minuta e parë. Bonucci dhe De Ligt do të luajnë në qendër të prapavijës dhe Alex Sandro në të majtë. Pjanic ia del për të qenë titullar pas dëmtimit të pësuar në fundjavë, ndërsa Cuadrado, Ronaldo dhe Higuain luajnë në sulm.

Ndërkohë Atletico Madridi do të luajë me skemën 4-4-2. Simeone ka vendosur formacionin më të mirë me Trippier në krahun e djathtë. Lemar do të luajë mesfushor i majtë teksa në sulm do të jetë dyshja e ëndrrave Diego Costa me Joao Felix.

Formacionet zyrtare:

Related posts

I OFRUAN 200 MILIONË EURO NË VIT/ Sheikët marrin vendimin për Vinicius

F.autor

PRET TË STARTOJË SEZONI I RI/ Respekt dhe pica, Inzaghi ka shansin e karrierës. Ja sekretet e trajnerit të Interit…

Delo.autor

NAPOLI-JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” dyfishon shifrat, shënon Can

Delo.autor

Leave a Comment