Kategoria Superiore Shqipëri UEFA

Përveç përjashtimit për 10 vite nga të gjitha garat, Skënderbeu gjobitet edhe me 1 milion euro

Klubi i Skënderbeut është dënuar me 10 vite përjashtim nga të gjitha garat e UEFA-s si dhe është gjobitur me 1 milion euro.
Komisioni i Disiplinës në UEFA, ka marrë vendimin drastik për klubin korçar, duke i dhënë kështu një përjashtim shumë të rëndë.

Skënderbeu është dënuar në vendimin e datës 7 shkurt 2018, nga komisionet disiplinore pranë organit më të lartë të organizatës evropiane të futbollit.

Gjithashtu, bashkëngjitur me dënimin prej 10 vitesh, Skënderbeut i shtohet edhe një gjobë e majme, prej plot 1.000.000 eurosh.

Në vendimin që mban datën 7 shkurt, gjithashtu thuhet se Inspektorët e Disiplinës dhe të Etikës mund të shtojnë prova apo informacione shtesë në lidhje me këtë çështje.

Më poshtë, edhe vendimi i plotë

Related posts

Tifozët e Liverpool me “banderolë” kundër UEFA-s

Sadik.Autor

LAÇI-FLAMURTARI/ Pas goditjes nga këndi, Turkaj bën heroin ndaj vlonjatëve (VIDEO)

Delo.autor

NGA NDRYSHIMET E REJAS TEK E ARDHMJA E TIJ/ Rrëfimi i Elseid Hysajt: Panucci nuk ishte për Kombëtaren, koha ime tek Napoli ka…

Delo.autor

Leave a Comment