Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Juventus shkarkon trajnerin Sarri. Ja 3 kandidatët për ta zëvendësuar

Vetëm gjsymë ore pasi e nxori si lajm “Gazetta dello Sport”, Juventusi e ka bërë zyrtare. Maurizio Sarri është shkarkuar nga posti që mbante, duke paguar kësisoji zhgënjimin në Ligën e Kampionëve, eliminimin që në 1/8 finale ndaj Lyon-it. Klubi bardhezi ka bërë fakt të kryer shkarkimin e trajnerit me një njoftim të shkurtër:

Klubi i Futbollit të Juventusit njofton se Maurizio Sarri është liruar nga posti i tij, si trajner i ekipit të parë. Klubi do të donte ta falënderonte trajnerin, që ka shkruar një faqe të re në historinë e Juventusit me fitoren e kampionatit të nëntë radhazi, kulmin e një udhëtimi personal, që e bëri atë të ngjitej në të gjitha divizionet e futbollit italian”.

Ndërkohë, mediat italiane kanë lakuar tri kandidatura të mundshme për ta zëvendësuar atë në stolin bardhezi. Simone Inzaghi, trajneri i Lazio, Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit dhe Roberto Mancini, kryepankina e kombëtares së Italisë, pëlqehen nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, por për të mbërritur tek ato ka pengesa, sepse janë nën kontratë.

Related posts

VONESAT NË STËRVITJE/ ​Dembele tallet kritikat për sjelljen e tij në rrjetet sociale… (FOTO)

Isa.Autor

REAL MADRID I DYZUAR/ Mesfushori Ceballos: Nuk e di të ardhmen time!

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Ndeshje dramatike, Italia ndan pikët me Zvicrën dhe mban vendin e parë të Grupit C

Delo.autor

Leave a Comment