Futboll Seria A Sport

TËRMET TEK JUVENTUS/ Agnelli me dorë të hekurt, pas Sarrit largon dhe zyrtarin e lartë

Juventusi shkarkoi trajneri Maurizio Sarri nga pankina e kampionëve të Italisë. Numri një i stolit nuk e priste diçka të tillë, por eliminimi nga Lyoni e largoi nga bardhezinjtë. Presidenti Andre Agnelli nuk është i nervozuar vetëm me teknikun, por dhe me drejtorin sportiv Fabio Paratici.

Lëvizjet e Juves në merkato kanë qenë skandaloze, prandaj presidenti nuk mund të tolerojë më. Largimi i Emre Canit dhe mbajtja në ekip e Matuidi dhe Khediras shkaktuan pakënaqësi të mëdha, pa harruar dhe afrimet me zero të Rabiot dhe Ramsey, por që nuk rezultan efektive.

Një tjetër faturë e rëndë për Paraticin është dhe shkëmbimi i Danilos me Cancelon. Sky Sport shkruan se Agnelli ka vendosur të ndërmarrë një revolucion total që nisi me shkarkimin e Sarrit dhe do të vazhdojë me largimin Paraticit.

Related posts

TORTURUESE/ Lojtarët e Leisterit do të udhëtojnë 36 ORË për FUNERALIN e presidentit të tyre

Isa.Autor

“TEUTA DO TË LUFTOJË DERI NË FUND PËR TITULLIN”/ Trajneri Martini: Bregu luan në çdo rol

Delo.autor

MARRËVESHJA ME KONTEN DËSHTOI/ Totenhemi tenton një tjetër kampion për stolin

Delo.autor

Leave a Comment