Futboll Seria A Sport

SHKARKIMI I SARRIT/ “Zonja e Vjetër” si Reali dhe Barcelona, katapulton legjendën në krye të stolit

Juventusi largoi nga detyra trajneri Maurizio Sarri dhe klubi po punon për zëvendësuesin e tij. Në dritë kanë dalë disa emra, por së fundmi Sky Sport bën me dije se ekipi mund t’i besohet Andrea Pirlos.

Kampionët e Italisë i besuan ekipin U-23, por mund të bëjnë rokadën e madhe duke e vendosur si trajner të parë. Pirlo është një nga emrat që mund të konsiderohet me italianët që mund të imitojnë Realin dhe Barcelonën me trajnerin Zinedine Zidane dhe Pep Guardiolën.

Ish-mesfushori i “Zonjës së Vjetër” është një nga futbollistët më inteligjentë të historisë. Pirlo kishte shumë klas dhe vizion. Ai mund të katapultohet në klub, pavarësisht se nuk ka eksperiencë.

Related posts

FINALJA E CONFERENCE LEAGUE/ Mbërrijnë 35 ultras në portin e Durrësit, priten rreth 500 tifozë

F.autor

Ndeshje e çmendur, Teuta barazon mes drithërimash Kamzën

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Talenti i Kosovës tregon si e kuptoi që ka COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment