Champions League Futboll Sport

NUK I NDODHTE PREJ 10 VITESH/ Lioni “çmend” Ronaldon. Juventusi për herë të parë në histori…

Pavarësisht eliminimit të Juventusit, Kristiano Ronaldo shënoi dy gola të tjerë, duke e dërguar në total numrin e rrjetave të tij në fazën e 1/8- ave në 25 dhe është vetëm një gol larg rekordit të Lionel Mesit (26). Megjithatë, argjentinasi e thelloi këtë rekord pasi shënoi në “Camp Nou” kundër Napolit.

– Dhjetë vjet kishin kaluar nga hera e fundit që Kristiano Ronaldo i jep lamtumirën Ligës së Kampionëve në fazën e 1/ 8-ave. Nuk i ndodhte prej vitit 2010, kur luante ende për Realin e Madridit. Dhe, ironikisht, kundërshtar ishte pikërisht Lioni, që pasi kishte fituar 1-0 në shtëpi, arriti të marrë një barazim në “Bernabeu” me firmën e Miralem Pjaniçit. Një kuriozitet i fundit: në atë moment (mars 2010) Sarri ishte i papunë.

– Portugezi ka shënuar 67 gola në Champions në fazën me eliminim direkt: po aq sa edhe lojtari i dytë, Lionel Mesi (47) dhe i treti (Tomas Myler 21) së bashku në kompeticion.

– CR7 është futbollisti i tretë që shënon një gol në Champions kundër të njëjti rival (Lionit) me tri klube të ndryshme, pas Jorg Butit kundër Juventusit dhe Rud van Nistelroit kundër Bajernit të Mynihut.

– Juventusi u eliminua nga një skuadër franceze në fazën me eliminim direkt të një kompeticioni europian për herë të parë në historinë e saj.

– Bardhezinjtë pësuan golin e parë me penallti në Champions në shtëpinë e tyre “Juventus Stadium”. Hera e fundit që ata ndëshkoheshin me penallti në Torino ndodhte në dhjetor të vitit 2009 pasi penalltinë e Bajernit të Mynihut e ekzekutonte portieri Jërg But.

Related posts

FOTOT/ “Armiku” sfidon Realin, mediat kapen pas Felix. Modric-Kroos dy të paprekshëm

F.autor

Nuk festoi me SHQIPONJË, Adnan Januzaj tregon arsyen

Isa.Autor

BARCELONA-LIVERPOOL/ Messi “jashtëtokësor”, “çmend” botën duke shënuar golin e karrierës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment