Futboll La Liga Sport

REAL MADRID PA MERKATO/ Zidane kthen “të pabindurin” në ekip

Trajneri Zinedine Zidane ka vendosur të rikthejë Martin Odegaardin te skuadra e Real Madridit, por duket se nuk do të jetë i vetmi nga të huazuarit që do të rikthehet. Mesfushori tjetër që mund të ketë shansin e tij është Dani Ceballos.

Spanjolli është i huazuar tek Arsenali dhe dëshiron të mbetet në Angli, por ende nuk ka një marrëveshje. Zizu po konsultohet me stafin e tij dhe mund të konsiderojë rikthimin e futbollistit të ri në Madrid.

Shanset nuk janë shumë të mëdha, pasi mes palëve nuk ka patur kurrë “dashuri”. Ceballos dhe tekniku Zidane kanë patur përplasje, pasi ishte tekniku që nuk e kishte pjesë të planeve të tij.

Related posts

SFIDA E MBIJETESËS ME LAÇIN/ “Bardheblutë” izolohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, ja arsyeja

Delo.autor

ÇFARË NDODHI? Një nga lojtarët e preferuar nga tifozët, pritet të largohet nga Juventus

F.autor

BUNDESLIGA/ Augsburgu befason Dortmundin, mbrojtja e verdhezinjëve në gjumë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment