Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Situatë kaotike tek Gjilani, konfirmohen 5 futbollistë të prekur me COVID-19

Situatë kaotike në futbollin kosovar. Klubi i Gjilanit që drejtohet nga Gentjan Mezani, ka konfirmuar që pesë futbollistë kanë dalë pozitiv. Ka qenë drejtori ekzekutiv i klubit, Sevadil Robelli, i cili për mediat kosovare, ka pohuar se plot 5 futbollistë janë prekur me Koronavirus, teksa ka shtuar se ditën e nesërme ata do t’iu nënshtrohen testeve të tjera.

“Është e vërtet që janë infektuar pesë futbollistë pas rezultateve që kemi marrë. Për shkak të privatësisë nuk dëshirojmë t’i bëjmë publike emrat e lojtarëve. Sigurisht që jemi pak të befasuar dhe duhet që sërish t’i ritestojmë lojtarët gjatë të mërkurës. Jemi afër ndeshjes dhe sigurisht që në një mënyrë jemi paska të frikësuar se çfarë mund të ndodh. Këto raste kanë ndikuar edhe te lojtarët e tjetër që janë testuar negativë dhe në atmosferën e ekipit”.

gjilani

Kujtojmë që Gjilani më 20 gusht pritet të luajë ndaj Tre Penes në San Marino në fazën e parë parakualifikuese për Ligën e Evropës. Sot UEFA anuloi ndeshjen parakualifikuese të Dritës në Ligën e Kampionëve, pasi 2 futbollistë rezultuan pozitivë.

Related posts

Trajneri i Barcelonës reagon ndaj Ronaldos: Messi është lojtari më i mirë në histori

Q.Autor

SHËNON NGA PIKA E BARDHË/ Shikoni ekzekutimin nga Lewandowski (VIDEO)

Delo.autor

SPANJOLLI MAGJIK/ Suso: Ata që më njohin e dinë se çfarë mund të bëj, GATTUSO është…

Isa.Autor

Leave a Comment